Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Numër i madh i tentim vetëvrasjeve nga të rinjtë, detaje për rastin e 22-vjeçarit në Prizren -

Numër i madh i tentim vetëvrasjeve nga të rinjtë, detaje për rastin e 22-vjeçarit në Prizren

Traumat që vijnë nga mjediset familjare dhe shoqërore, kushtet e jetesës, rrethanat ekonomike, e depresioni shpesh janë vlerësuar shkaktarë që kanë çuar drejt vetëvrasje e tentimit për ta kryer këtë akt.

Një ngjarje e tillë dhe mjaft ka ndodhur të premten në fshatin Lubizhdë të Prizren, ku një i ri, i moshës 22-vjeçare ka tentuar që t’i japë fund jetës së tij, raporton Gazeta Sinjali.

Burimet e Gazetës Sinjali brenda Emergjencës kanë bërë të ditur se i riu është është dërguar në këtë qendër nga familjarët e tij, pasi i ishte përkeqësuar gjendja shëndetësore.

Sipas burimeve, ai kishte konsumuar një sasi të preparateve higjienike (domestos), me qëllim që të kryejë vetëvrasje.

Sinjali mëson se Policia është njoftuar për rastin nga spitali, me ç’rast kanë dalë në vendin e ngjarjes për të marrë informacionet e para se si ka ndodhur ngjarja.

Me urdhër të Prokurorit të Shtetit, rasti është iniciuar ‘Vetëvrasje në tentativë’ dhe kanë nisur hetimet qe zbardhin motivet dhe rrethanat e rastit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *