Policia e Kosovës tashmë ka arritur në pjesën veriore të vendit.
Pak çaste pasi e konfirmuan përmes një komunikate se prania e zyrtarëve policorë në atë pjesë do të rritet, forcat e rendit, në këmbë arritën në Lagjen e Boshnjakëve.
Disa prej qytetarëve që filmuan pamje që u publikuan nga Kallxo.com, dëgjohen të jenë të emocionuar me arritjen e Policisë së Kosovës.
“Ju lumtë”, “o jau hongsha zemrën” (sekonda e 32 e videos) ishin disa prej thirrjeve në nderim të kësaj arritjeje.
Kujtojmë, pikërisht në Lagjen e Boshnjakëve, mbrëmë shpërtheu një shok-bombë, por që fatmirësisht nuk regjistroi dëme, qoftë në material, qoftë në njerëz.