“Oj lulia jonë”, Luizi vazhdon inatet me Dean e BBV, e shan me një këngë

Gjatë kohës sa ishin brenda shtëpisë më të famshme në Shqipëri, Dea Michelle dhe Luiz Ejlli në mesin e shumë debateve të tyre, realizuan një edhe për qytetin e Shkodrës.

Krejt ai debat ishte ndezur pasi ish-banorja kishte thënë se Shkodra është provincë.

Kjo deklaratë nuk i kishte pëlqyer aspak Luizit, i cili dhe iu kishte kundërpërgjigjur.

Por, duket se inati i tij për këtë temë nuk ka kaluar as pas përfundimit nga Big Brother VIP Albania.

I njëjti, mbrëmë ka mbbajtur një koncert në Shkodër, ku nga atje këndoi një këngë, të cilën e nisi si përshëndetje për Dean.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *