Policia e Kosovës ka bastisur degët e një institucioni financiar që dyshohet për aktivitet ilegal në veri të vendit.
Lajmin e ka konfirmuar Veton Elshani, zëvendëskomandant i Policisë së Kosovës në veri.
“Aksioni po zhvillohet pas informacioneve për biznese të cilat ushtrojnë veprimtari të kundërligjshme. Aksioni është ndërmarrë me urdhër të Prokurorisë. Me neve është edhe ATK-ja”, tha ai për Paparacin.
Ndërkaq, portali lokal nga Mitrovica, Kosovo-Online raporton se Policia ka bastisur edhe ndërtesën e Administratës së Thesarit në Mitrovicën e Veriut.
Në këto momente, raporton portali serb i veriut, në drejtim të Leposaviqit është duke lëvizur një kolonë me autoblinda të policisë.