446 euro ka qenë paga mesatare neto në Kosovë në vitin 2022.
Kjo është nxjerr nga raporti “Niveli i pagave në Kosovë”, publikuar nga Agjencia e Statistikave të Kosovës, ku theksohet se në vitin 2021 niveli i pagës mesatare neto ka qenë 432 euro. Kur krahasohen këto të dhëna del se rritja e regjistruar është 14 euro, transmeton KlanKosova.tv.
Paga mesatare bruto në sektorin privat, në vitin 2022 ishte 473 Euro, derisa në vitin 2021 ishte 419 Euro. Pra, kishte një rritje prej 54 eurosh. Ndërsa, paga mesatare neto ishte 401 Euro, krahasuar me vitin 2021 e cila ishte 376 euro. Pra, një rritje prej 25 euro.
Sipas aktivitetit, furnizimi me energji elektrike, gaz dhe avull prinë sa i përket nivelit të pagës.