Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka prezantuar pakon e re për mbështetjen e qytetarëve në këtë kohë krize, raporton GazetaBlic.
Kurti tha se nisur me krizën energjetike, më e rëndësishmja është që të kursejmë dhe ata që kursejnë energjinë do të subvencionohe,
“Sot po prezntojmë një pako të re që ka për qëllim mbështetjen e qytetarëve për t’u përballur me krizën inflacionare.Nisur nga gjendja e rënduar me energjinë, sot më shumë se kurrë është e domosdoshme të kursejmë, andaj do të subvencionojmë të gjitha ata që kursejnë energjinë elektrike. Për aq sa kursehet në raport me të njëjtin muaj të viti paraprak, ne do të subvencionojm dyfsh fakturën”, tha Kurti.