Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Pamjet rrëqethëse: Gazetari lë raportimin live, merr në krah vogëlushen e tmerruar dhe e qetëson -

Pamjet rrëqethëse: Gazetari lë raportimin live, merr në krah vogëlushen e tmerruar dhe e qetëson

Qindra njerëz mbetën nën rrënoja pas tërmetit shkatërrimtar në juglindje të Turqisë dhe në Siri. Lëkundjet fatale të tërmetit zgjatën rreth një minutë duke shembur qindra ndërtesa dhe duke shkaktuar mbi 1500 të vdekur. Në Malatya të Turqisë një gazetar i televizionit A Haber ishte në lidhje direkte duke raportuar për tërmetin teksa ra tërmeti i dytë i madh me magnitude 7.5.

Qytetarët u larguan me vrap ndërsa një ndërtesë u bë rrafsh me tokën. Gazetari turk la për një çast detyrën dhe vrapoi të ndihmonte një grua me fëmijët e mitur.

“Mos ki frikë”, dëgjohet t’i thotë vajzës së vogël gazetari duke shtuar; “kaloi më shiko mua, tani je mirë”- i thotë vogëlushes, duke treguar se humanizmi është shumë herë më i rëndësishëm në raste te tilla.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *