Një person në Paris ka terrorizuar qytetarët pasi ka hapur zjarr nga ballkoni i shtëpisë së tij. Mediat e huaja raportojnë se ai ka qëlluar me armë shtatë herë, në lagjen e 15-të të kryeqytetit francez.
Pas ngjarjes ka ndërhyrë policia, duke rrethuar zonën dhe duke larguar qytetarët.
Nga të shtënat nuk ka pasur të lënduar, ndërsa autoritet po punon për sqarimin e rrethanave.