Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq është deklaruar nga Budapesti.
Pasi takoi kryeministrin e Hungarisë, Viktor Orban, si dhe kancelarin federal të Republikës së Austrisë, Karl Nehhammer, Vuçiq foli për problemet kyçe që do të shfaqen gjatë dimrit.
“Ne ramë dakord me Hungarinë dhe Austrinë për të ndihmuar njëri-tjetrin për çdo çështje. Ne folëm për tema të panumërta. Njerëzit nuk kanë arsye të shqetësohen sot, por e di që shumë kohë të vështira po vinë. Lufta kryesore do të jetë se si do të ruhet çmimi i ulët i energjisë-elektrike”,tha Vuçiq.
Ai komentoi edhe luftën në Ukrainë, ku tha se pritet që të përfundojë së shpejti.
“Pyetja kryesore është se kush do të mbijetojë dimrin e ardhshëm. Nuk mendoj se ata do ta mposhtin dhe mundin shpejt Rusinë, ashtu siç nuk besoj se Rusia do ta kapërcejë aq shpejtë Ukrainën”, shtoi ai.
“Sonte kam shkëmbyer mesazhe me presidentin francez për këtë. Së shpejti do të shihemi në Pragë, e besoj se së shpejti do të kem mundësinë ta shoh sërish. Shpresoj që në vitin 2023 të vizitojë sërish Serbinë, që është shumë e rëndësishme për ne”,tha ai.