Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Paralajmërohen ndryshime në çmimoren e “Prishtina Parking” -

Paralajmërohen ndryshime në çmimoren e “Prishtina Parking”

Kryeshefi i Ndërmarrjes Publike Lokale “Prishtina Parking”, Sokol Havolli, ka paralajmëruar se mund të ketë ndryshime në çmimore me draft-rregulloren e re. Kjo draft-rregullore është në diskutim publik e më pas pritet të votohet në Kuvendin Komunal.

Havolli ka thënë se lirim mund të kenë vetëm në Zonën 2 për banorët rezidentë. Aktualisht për orë në këtë parking paguhet 50 centë, ndërsa mujorja është 7 euro. Në Zonën 1, parkingu për një muaj kushton 10 euro, ndërsa për Zonën 3 pesë euro.

Havolli ka deklaruar se do të zgjatet edhe orari i punës.

“Në rregulloren ekzistuese e kemi bërë identifikim e një varg problemesh që i ka pasur ndërmarrja gjatë operimit, sidomos te banorët rezidentë. Ndërmarrja, sipas rregullores së vjetër dhe sipas çmimores ka të drejtë të operojë deri në ora 19:00, ndërsa banorëve rezidentë iu duhet ajo koha të shfrytëzojnë parkingjet pasi janë në banesat e tyre. Me draft-rregulloren e re, parashohim të zgjatet orari i punës, ndërsa kontrollet do të intensifikohen në zonat rezidenciale. Zonat rezidenciale të jenë të dizajnuara vetëm deri në ora 16:00 për vizitorët”, ka thënë Havolli në KTV.

Ai ka deklaruar muajt e fundit e kanë reduktuar edhe numrin e gjobave, derisa ka treguar se mesatarisht janë 130 gjoba në ditë që shpërndahen nga punëtorët e “Prishtina Parkingut”.

“Për pjesën e pagesave, jemi duke bërë analiza të brendshme se si mund të bëhet më lehtë. Me draft-rregulloren e ri, çmimi nuk shtrenjtohet askund. Jemi duke diskutuar që në zonë 2 të ketë lirim për banorët rezidentë. Kjo është pjesë e diskutimit që jemi duke e mbajtur”, ka shtuar ai.

Havolli ka theksuar se janë duke punuar të gjejnë zgjidhje edhe për vizitorët, por ka potencuar se prioritet mbesin banorët rezidentë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *