Paralajmërohet shi e rrufe, ky është moti në fundjavë

Gjatë vikendit parashihet të mbajë mot i ndryshueshëm dhe mjaftë dinamik.

Kjo situatë vie si pasojë e vranësirave konvektive të cilat parashihen të formohen pasditen e së shtunës, për të vazhduar edhe ditën e dielë.

Reshjet më intensive parashihen ditën e diele , ku do të ketë edhe shkarkime rrufesh, por edhe dita e shtune parashihet të ketë reshje në shumë zona.

Temperaturat minimale gjatë këtyre dy ditëve të vikendit do të lëvizin ndërmjet 12-16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-28 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga veriperëndimi e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *