Parashikimi i Hamzës: Kështu do të jetë marrëveshja finale Kosovë-Serbi

Kryetari i Mitrovicë së Jugut, Bedri Hamza ka folur për procesin e dialogut Kosovë-Serbi, teksa ka dhënë një parashikim se si duhet të duket epilogu i krejt kësaj.

Ai tha se Kosova duhet të shkojë në marrëveshjen finale përfundimtare, që nënkupton njohja reciproke kurse tërësia territoriale, sovraniteti dhe integriteti i shtetit mos të preket.

Po ashtu, në marrëveshje përfundimtare duhet të jetë që Kosova ta fitojë ulësen në Organizatën e Kombeve të Bashkuara, shtoi ai.

Sipas tij, nëse vazhdohet me tema teknike, siç është rasti i zbatimit të marrëveshjeve paraprake dhe i negocimit të marrëveshjeve teknike, sigurisht kjo kohë do të jetë e gjatë dhe nuk është e favorshme për Kosovën.

“E di dialogu është temë e rëndë, PDK-ja e përkrah dialogun me kushte siç e përmenda. S’e ka pengu qeverinë në procesin e dialogut, gjithmonë duke e pasur të qartë sovranitetin, integritetin dhe ulësen në OKB. E di që është e vështirë”, tha ish-ministri i Finacave në T7.

Ish-deputeti i PDK-së tha se marrëveshja finale arrihet kur ka koordinim të mirë me faktorët ndërkombëtar, me theks të veçantë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimin Evropian.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *