Sot pritet të kemi mot me diell dhe vranësira lokale, të herëpashershme.
Reshje asmoferike nuk pritet të ketë ndërsa temperatura maksimale parashihet të arrijë deri në 24 apo 25 gradë Ceslius.
Në Shqipëri, Maqedoninë e Veriut, Luginë të Preshevës dhe Mal të Zi pritet të mbajë mot me diell dhe vranësira lokale. Më shumë vranësira priten në Shqipëri dhe Maqedoninë e Veriut, gjegjësisht në rajonte ku janë më afër Greqisë, ngase në Greqi priten stuhi të fuqishme shiu. Disa nga këto rrebeshe shiu do të zhvillohen edhe në jug dhe juglindje të Shqipërisë dhe jugperëndim të Maqedonisë së Veriut.
Ditëve të ardhshme na pret mot me diell dhe vranësira lokale. Rrallë në disa vise mund të ketë ndonjë rigë shiu, megjithatë në jug dhe juglindje të Shqipërisë si dhe në jugperëndim të Maqedonisë së Veriut nganjëherë mund të ketë rrebeshe intensive lokale shiu me vetëtima dhe bubullimë./Meteoballkan