Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Parashikimi i motit për vikendin -

Parashikimi i motit për vikendin

Sot fillon stina e vjeshtës, por kjo ditë do t’i ngjasojë më shumë një ditë tipike vere, pasiqë temperaturat do të jenë të larta. Në këtë ditë do të ndodhë ekuinoksi vjeshtor, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Vranësira të pakta mund të paraqiten vetëm përreth relievit malor, ku dhe shkalla e lagështisë do të jetë më e lartë.

Sa i përket presionit atmosferik parashihen vlera të larta, ndërsa parametri i erës do ta mbajë drejtimin e verilindjes dhe veriperëndimit e lehtë deri mesatare.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 12-15 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 28-32 gradë Celsius.

Të dielën paraqiten kushte krejtësisht tjera meteorologjike, pasi që qielli do të mbulohet me vranësira të mesme dhe të ulëta duke krijuar kushte për reshje shiu dhe shkarkime rrufesh. Shtrirja e reshjeve si zakonisht nuk do të jetë e ngjashme në gjithë territorin, por përgjithësisht sasitë do të jenë mesatare deri të larta.

Sa i përket situatës termike parashihet të ketë rënie në të dy vlerat ekstreme.

Minimalet do të lëvizin ndërmjet 11-13 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 21-25 gradë Celsius.

Do të fryjë erë kryesisht nga verilindja e lehtë dhe lokalisht e fortë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *