Parim Olluri ironizon me notat e Dimal Bashës: Hallall i koftë 3’sh në Logjikë

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje (VV), Dimal Basha është zbuluar se në në vitin e tretë të shkollës së mesme kishte pasur nota katastrofale. Ndër të tjerash ai ishte vlerësuar me notën 3’sh në lëndën e Logjikës. Për këtë ka reaguar gazetari, Parim Olluri.

Ai në një postim në Facebook ka ironizuar me dëftesën e notave të Dimal Bashës.

Olluri e sheh si arritje të lartë notën 3’sh në Logjikë të deputetit, pasi sipas tij personat tjerë në Vetëvendosje kanë qenë edhe më keq.

”Dimal Basha e paska pase 3’sh ne Logjike. Hallall i kofte. Kjo automatikisht e fute ne peseshen e njerezve ma te mençur ne VV. Se keta tjeret e kane pase 2’sh e 1’sh ne Logjike,” shkruan ai.

Kujtojmë se Basha kishte qenë mjaft kritik për grevistët. Përderisa në një status të publikuar javën e kaluar në Facebook i quante analfabet që shikojnë vetëm paranë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *