Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Pensionohet Besa Çeku, rishfaqet për herë të fundit në Televizionin Publik -

Pensionohet Besa Çeku, rishfaqet për herë të fundit në Televizionin Publik

Besa Çeku, folësja ikonë që përcolli tek publiku kosovar, shumë lajme. Shpesh të mira, por më shumë të hidhura. Jo se deshi, por sepse rrethanat në të cilat kalonte Kosova, ishin të tilla.

Vendi ishte nën komunizëm në kohën kur ajo filloi të punojë si folëse lajmesh në televizion. Pastaj Kosova ishte nën pushtimin serb, e më vonë u përfshi nga flakët e luftës.

Besa Çeku, folësja ikonë e lajmeve, dikur në Radiotelevizionin e Prishtinës (RTP),  më vonë e programit satelitor të RTP-së në Televizionin Shqiptar (TVSH), gjatë viteve të rënda të 90-ta. E pas çlirimit, Çeku ishte folëse e lajmeve  për shumë vjet  në Radiotelevizionin e Kosovës (RTK).

Çeku ka vite që me vetë dëshirë është tërhequr nga ekrani dhe kjo për arsye personale. Sidoqoftë, sot për të është një ditë e veçantë. Ajo pensionohet.

Megjithatë, në shenjë respekti, dashurie dhe falënderimi për publikun, në ditën e fundit të saj si punonjëse e Radiotelevizionit të Kosovës (RTK), Besa Çeku do të rishfaqet sonte në ekran.

Bashkë me kolegun e saj shumëvjeçar, Mustafë Muçaj, dy folësit ikonë të RTP-së e RTK-së,  do të prezantojnë Edicionin Qendror të lajmeve, që ashtu sikurse Çeku e Muçaj, mbetet i pa konkurrencë në tregun media në vend.

Përgjatë karrierës së saj në ekran, Çeku pati fatin të japë shumë lajme për shumë zhvillime, mes tyre, edhe të atilla që nuk do të fshihen kurrë nga kujtesa e qytetarëve të këtij vendi.

Askush nuk e harron mbrëmjen e 24 marsit 1999, kur si folëse në TVSH, pasi sigla përmbylli lajmet e orës 18:35 minuta me Besa Çekun si prezantuese, sërish në ekran rishfaqet ajo.

Dhe jo, nuk ishte gabim nga regjia e TVSH-së, por në atë moment ajo mori njoftimin se NATO kishte vendosur të kryente bombardime ndaj caqeve të ushtrisë e policisë së ish Jugosllavisë (Serbisë v.j) për të shpëtuar një popull të tërë nga shfarosja.

Jo vetëm ky lajm. Lajme të tilla të rëndësishme, ku përcjellëse e tyre përmes ekranit televiziv ishte Besa Çeku, ka edhe të tjera.

Edhe në ditën e shpalljes së pavarësisë së Kosovës, në këtë datë të madhe për Kosovën dhe shqiptarët, përcjellëse e këtij lajmi të jashtëzakonshëm, ishte Besa Çeku. Atë mbrëmje, me 17 shkurt 2008, Çeku përcolli në ekranin e RTK-së, lajmin thuajse të pabesueshëm se  nga ajo ditë,  Kosova radhitet në mesin e shteteve të botës.

Sidoqoftë,  ajo ishte edhe dita e fundit e saj si folëse në ekran, duke besuar se karriera e saj ishte tashmë e plotësuar e duke besuar se misioni i saj ishte përmbushur.

Ajo u tërhoq nga shfaqjet në ekran, por jo nga kontributi i saj në RTK.

Besa Çeku vazhdoi të mbetet pjesë e RTK-së, deri në ditën e sotme kur edhe del në pension.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *