Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Për tre muaj fitimi i bankave në Kosovë shkon në mbi 40 milionë euro -

Për tre muaj fitimi i bankave në Kosovë shkon në mbi 40 milionë euro

Ndonëse në Kosovë raportohet çdo ditë për rritje të çmimeve e për krizë të qytetarëve, sektori bankar është ai që po vazhdon të përformoi mjaftë mirë. Vetëm deri në muajin mars, Bankat Komerciale në Kosovë kanë arritur fitim të pastër neto prej 40.3 milionë euro.

Siç shihet në raportin e fundit të lëshuar nga BQK-ja me titull “Sistemi Financiar, Informata Mujore, Mars 2023”, bankat për një muaj fituan 15.1 milionë euro.

Kjo pasi në muajin shkurt, fitimi neto i tyre ishte 25.2 milionë euro e që në mars u rrit në 40.3 milionë euro.

Vlera e aseteve deri në muajin mars ishte 6,765.6 miliardë euro. Ndërkohë, vlera e kredive deri në mars kapi vlerën e 4,510.4 miliardë euro. Nga gjithë kjo shumë, 1,693.0 miliardë ishin për ekonomitë familjare, 2,786.4 miliardë ishin për korporatat jo financiare dhe 15.5 milionë ishin për korporatat tjera financiare.

I njëjti raport specifikon se shuma e të hyrave ishte 92.9 milionë euro, ndërkohë që shpenzimet ishin 52.6 milionë euro.

Sipas të dhënave të tij saktësohet se vetëm të hyrat nga interesi në kredi nga këto banka për këta tre muaj, ishin në vlerë të 69.1 milionë euro, nga 41.1 milionëve sa ishin të hyrat prej kësaj kategorie deri në muajin shkurt.

Ndërsa, nga shpenzimet totale, vetëm 8.5 milionë euro ishin për shpenzime të interesit, kurse shpenzimet e përgjithshme administrative ishin në vlerë të 32.3 milionëve.

Në anën tjetër, vlen të përmendët se këto fitime të larta të sektorit bankar në Kosovë, po realizohen kryesisht përmes normave të larta të interesit në kredi, si dhe kohëve të fundit si pasojë e ngritjeve të çmimeve edhe për shërbime.

Norma në kredi në muajin mars ishte 6.3%. Normën më të lartë të interesit e kishin korporata jo financiare ku sillej rreth 6.5 %, ndërsa norma e interesit për ekonomitë familjare ishte 6%.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *