Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Përafrohen qëndrimet mes SBAShK-ut dhe qeverisë: Propozohet një draft-marrëveshje -

Përafrohen qëndrimet mes SBAShK-ut dhe qeverisë: Propozohet një draft-marrëveshje

Avokati i Popullit, Naim Qelaj, ditët e fundit është angazhuar si ndërmjetës mes Qeverisë dhe Sindikatës së Bashkuar për Arsim, Shkencë dhe Kulturë (SBASHK).

Avokati i Popullit ka njoftuar përmes një komunikate se ka pranuar një letër nga SBASHK-u si përgjigje e draft-marrëveshjes së propozuar nga ta.

Avokati i Popullit, z. Naim Qelaj në kuadër të angazhimit si

ndërmjetues mes palëve për zgjidhjen e situatës së krijuar për shkak të grevës nga sindikatat, e me qëllim të njoftimit të opinionit publik dhe interesimit të mediave, njofton se:
Sot, Avokati i Popullit ka pranuar letër nga Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe
Kulturës e Kosovës (SBAShK) dhe tanimë të gjitha palët kanë paraqitur qëndrimet e tyre për daljen nga kjo situatë.

Me qëllim që të arrihet marrëveshja, Avokati i Popullit u është drejtuar palëve me një draft
marrëveshje në të cilën ka propozuar një zgjidhje të mundshme, si zgjidhje e balancuar mbi bazën e qëndrimeve që palët kanë prezantuar, e njëkohësisht me kujdes janë paraqitur
qëndrime që mund të sjellin konsensus.

Avokati i Popullit njofton se edhe më tej do të angazhohet për të përafruar palët në
marrëveshje, duke ripërsëritur se është urgjente gjetja e një zgjidhjeje, që do të jetë në interes për të gjithë, e në veçanti për fëmijët.
Në pritje të përgjigjeve nga palët, Avokati i Popullit do të mbaj të informur publikun.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *