Përleshje në Prishtinë: I mituri ther me thikë babain, ikë nga shtëpia

Një ngatërresë mes dy familjarëve ka ndodhur sot në rrugën “Pashë Deralla” në Prishtinë, në orët e mbrëmjes, raporton Gazeta Sinjali. Në këtë përleshje, motivet e së cilës ende nuk dihen, Sinjali ka mësuar se janë përfshirë babë e bir.

Sipas informacioneve të para, mosmarrëveshja mes tyre ka eskaluar në përdorimin e thikës, me ç’rast djali ka goditur babain me thikë, duke i shkaktuar lëndime trupore. Për pasojë, i njëjti ka kërkuar ndihmë mjekësore në Emergjencë.

Burimet e Sinjalit kanë njoftuar se Policia është njoftuar për rastin pasi viktima është dërguar në spital për trajtim, me ç’rast një patrullë policore ka marrë deklaratën e viktimës.

Lidhur me rastin, Sinjali mëson se është vënë në dijeni edhe Prokurori i Shtetit i cili ka urdhëruar nisjen e hetimeve dhe kapjen e të dyshuarit, i cili ka ikur nga vendi i ngjarjes.

Kujtojmë se nuk janë të rralla rastet e përleshjeve mes fëmijëve me prindërit e tyre në familjet kosovare.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *