Përmbytje në Meksikë pas uraganit Hilary, stuhia po shkon drejt SHBA-së

Uragani Hilary ka goditur shtetin Baja California të Meksikës, njoftoi një agjenci qeveritare amerikane, duke paralajmëruar se përmbytjet katastrofike dhe kërcënuese për jetën ka të ngjarë të vijnë edhe në jugperëndim të SHBA-së.

Disa aktivitete shkollore dhe jashtëshkollore janë anuluar në Baja Califronia ndërsa autoritetet në qytetin e dytë më të madh meksikan, Tijuana, u kanë kërkuar banorëve të zhvendosen në strehimore të përkohshme.

Uragani Hilary po lëvizte në veri-veriperëndim me 27 kilometra në orë, me erëra maksimale të qëndrueshme prej 170 kilometra në orë.

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *