Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama tha se janë të gatshëm t’i ndihmojnë qytetarëve të Pejës pas gjendjes së rëndë që u shkaktua nga vërshimet.
Rama shprehi ngushëllime familjes Ademaj, për humbjen e dy anëtarëve të familjes.
“Jemi të gatshëm që me gjithë kapacitetet tona si Kryeqytet të dalim në ndihmë qytetarëve të Pejës. Ndihma jonë nuk do të mungojë që këto vërshime të kalojnë me sa më pak pasoja. Shprehim ngushëllimet më të sinqerta për familjen Ademaj, të cilët humbën tragjikisht dy anëtarë të çmueshëm të tyre”, ka shkruar Rama në Facebook.