Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Përshpejtohet koha e hyrjes në fuqi e ligjit për pagat -

Përshpejtohet koha e hyrjes në fuqi e ligjit për pagat

Qeveria Kurti e ka dërguar në Kuvend të projektligjin për paga dhe tash u mbetet ligjvënësve për ta çuar përpara atë.

Por, para se ky projektligj të shkonte në Kuvend u përditësua. Më parë parashihej që Ligji për Paga të hynte në fuqi pas tetë muajve. Por tani nuk është kështu.

Përparim Kryeziu, zëdhënës i Qeverisë së Kosovës e ka konfirmuar se pas miratimit në Kuvend vetëm një muaj do të nevojitet që ligji do të hyjë në fuqi.

Që ligji të hyjë në fuqi më shpejtë ka kërkuar edhe opozita.

Kjo është konfirmuar nga Hykmete Bajrami, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës.

“Ne prej fillimi kemi kërkuar që me hy në fuqi sa më herët”, i ka thënë Bajrami Gazetës Express.

Konsultimet për Ligjin e Pagave

Në muajin tetor të këtij viti kur kryeministri i Kosovës, Albin Kurti po përballej me kërkesat e sindikatës së arsimit – kishte premtuar hapje të diskutimit publik për Ligjin e Pagave.

Zëdhënësi i Qeverisë, Përparim Kryeziu në përgjigjen e tij për Gazetën Express, ka thënë se ka pasur gjithëpërfshirje në këtë diskutim.

“Në konsultime publike ka pasur gjithëpërfshirje të institucioneve relevante dhe palëve të interesuara. Një ndryshim në kuadër këtyre konsultimeve ka qenë edhe reduktimi i kohës së paraparë që ligji të hyjë në fuqi, nga 8 në 1 muaj pas publikimit në Gazetën Zyrtare”, ka deklaruar ai.

Kryeziu po ashtu ka thënë se Ligji për Paga është paraparë edhe në projekt-ligin e buxhetit për vitin 2023.

Pagat, inflacioni dhe grevat

Qeveria Kurti më 23 nëntor ka shfuqizuar vendimin e vitit 2017 të Qeverisë Haradinaj për rritjen e pagave për gjyqtarët dhe prokurorët.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *