Policia e Kosovës ka arrestuar pesë persona të shtunën, rreth orës 14 në Sllatinë, pasi dyshohet se janë përleshur në mes vete pas një mosmarrëveshje në komunikacion.
“Pesë meshkuj kosovarë janë arrestuar për shkak se pas një mosmarrëveshjeje komunikacioni ishin përfshirë në një rrahje ndërmjet vete.
Të dyshuarit pas trajtimit mjekësor me vendim të prokurorit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raportin e policisë.