Real Madrid dhe Manchester City do të luajnë sonte në stadiumin “Etihad” ndeshjen e dytë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve, pas ndeshjes së parë 1-1 në “Santiago Bernabeu”.
Carlo Ancelotti do të ketë në dispozicion të gjithë skuadrën për ndeshjen më të rëndësishme të sezonit. Camavinga është rikuperuar pas problemit të fundit në gju dhe do të startojë sonte kundër qytetarëve.
Los Blancos duhet të fitojnë në Mançester për t’u kualifikuar në atë që do të ishte finalja e tyre e dytë radhazi dhe e gjashta në 10 vitet e fundit.
1. Asnjëherë nuk ka fituar në Etihad
2. Real Madridi nuk arriti kurrë në finale pasi dështoi të fitojë ndeshjen e parë në “Bernabeu”
3. City, i pamposhtur në shtëpi që nga viti 2018
4. Rekordi i gjysmëfinaleve për Real Madridin: Real Madrid është skuadra që ka luajtur më shumë gjysmëfinale në historinë e kompeticionit, plot 31. Kjo do të jetë gjysmëfinalja e 32-të dhe, në 31-të e mëparshme, mundi të shkonte në finale 17 herë.
5. City, një nga viktimat e preferuara të BenzemaNë nivel individual, Karim Benzema është i shkëlqyeshëm në përballjen me kampionët në fuqi të Premier League. Ai ka shënuar 20 gola në 27 ndeshje të Champions League kundër ekipeve angleze dhe ka shënuar gjashtë në tetë ndeshje kundër Cityt (katër prej tyre në Etihad). /abcnews