Pesë persona të arrestuar pas tensioneve në veri, zyrtarë të KFOR-it të lënduar

Policia e Kosovës ka dalë me komunikatë lidhur me gjendjen në veri.

Aty bëhet e ditur se deri më tani janë arrestuar pesë persona për shkak të dhunës së ushtruar ndaj zyrtarëve të KFOR-it.

“Si pasojë e dhunës së shfrenuar deri më tani janë lënduar/plagosur disa zyrtarë të KFOR-it, si dhe deri më tani janë arrestuar pesë persona të dyshuar të cilët kanë përdorur sulme e dhunë ndaj tyre.”, thuhet në komunikatë.

Policia po ashtu bën të ditur se situata vazhdon të jetë e tensionuar, ndërsa ka kërkuar që të rruhet qetësia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *