Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Pësoi vdekje klinike, mjekët në Gjilan rikthejnë në jetë një 56 vjeçar -

Pësoi vdekje klinike, mjekët në Gjilan rikthejnë në jetë një 56 vjeçar

Një burrë në Gjilan sot ka pësuar vdekje klinike por është shpëtuar nga ekipi kujdestari i Emergjencës së Spitalit të Përgjithshëm të Gjilanit.

Këtë e ka bërë të ditur përmes një postimi në Facebook Internist-Kardiologu i këtij spitali, Besim Guda.

“Ekipa kujdestare e Emergjencës sot është ballafaquar me një rast mjekësor shumë të rëndë. Një burrë 56 vjeçar pëson një vdekje klinike, por falë profesionalizmit, përkushtimit dhe angazhimit të ekipës kujdestare, pacienti u ringjall dhe në gjendje stabile arrin në sallën për kateterizim” – njoftoi ai.

Guda me këtë rast u shpreh se misioni i tyre sot u përmbush.

“Misioni ynë sot e përmbush. Ka shpresa për këtë popull!!!”-shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *