Plagosja në Prishtinë, viktima dërgohet për tretman mjekësor

Personi që mbeti i lënduar nga përleshja me armë në rrugën “Bajram Bahtiri” në Prishtinë është dërguar për tretman mjekësor.

Policia ka identifikuar të dyshuarin i cili aktualisht është në arrati, njofton Klankosova.tv.

Rastin për Klankosova.tv e kanë konfirmuar edhe nga policia.

“Sot rreth orës 12:30, kemi marrë informatën për të shtëna me armë zjarri të ndodhur në rrugën ” Bajram Bahtiri” në Prishtinë. Menjëherë pas marrjes së informatës policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme që konsistojnë në hetimin e rrethanave që karakterizojnë ngjarjen”.

“Bazuar në të dhënat fillestare, në këtë rast gjatë përleshjes fizike është lënduar një person, i cili është dërguar për tretman mjekësor. Hetuesit policor në koordinim me prokurorinë, po ndërmarrin veprimet hetimore për arrestimin e personit të dyshuar ( i cili është identifikuar) si dhe ndriçimin e plotë të rastit”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *