Keqpërdorimi i fëmijëve me qëllim të përfitimit financiar për prindërit është një dukuri shqetësuese në Kosovë. Janë të shpeshta rastet kur prindërit detyrojnë fëmijët e tyre të kërkojnë lëmoshë nëpër rrugët e qyteteve të vendit, raporton Gazeta Sinjali.
Një rast i tillë është zbuluar së fundi në Mitrovicën e Veriut, ku dy gra janë ndaluar nga Njësiti i Hetimeve të Trafikimit me Qenie njerëzore, pasi janë kapur teksa po kërkonin lëmoshë me fëmijët e tyre.
Sinjali mëson se dy të dyshuarat janë arrestuar e më pas janë shoqëruar në stacion policor për intervistim.
Me urdhër të prokurorit, ndaj tyre është iniciuar rasti për veprat ‘Keqtrajtim apo braktisja e fëmijës’.