Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
“Po lexoja Kuranin dhe po qaja”, e dashura e Benzema thotë se u konvertua në Islam -

“Po lexoja Kuranin dhe po qaja”, e dashura e Benzema thotë se u konvertua në Islam

E dashura e Karim Benzemas, Jordan Ozuna tha se ajo u konvertua në Islam.

“U konvertova në Islam. Ndodhi këtu, në xhaminë e Madridit, ata lexuan Kuranin. … Kjo është një ceremoni e vogël dhe intime. Unë qava si një vajzë. Unë jam shumë sentimentale”, citon Jordan Tikitakas.

“E kam hulumtuar shumë këtë fe dhe e kam gjetur të mrekullueshme. Gjithçka që lexova për të më preku. Gjatë Ramazanit lexova Kuran dhe qaja. Kam lexuar gjithashtu “Rruga e Shenjtë drejt Islamit” për një të krishterë të konvertuar në Islam si unë. Një libër me të vërtetë i vlefshëm”.

Karim Benzema së fundmi iu bashkua klubit saudit Al Ittihad, duke i dhënë fund periudhës së tij të shkëlqyer si lojtar i Real Madridit. Ozuna synon të mbështesë partnerin e saj:

“Mezi pres këtë aventurë, dua të njoh vendin, kulturën dhe kuzhinën”, shtoi vajza.

Ozuna ka lindur në Maryland, SHBA, por theksoi se kodi i rreptë i veshjes i vendit të Lindjes së Mesme nuk do të ishte problem për të.

“Nuk do të ketë asnjë problem nga ana ime. Kultura e vendit është e rëndësishme për mua.” /G.D abcnews.al/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *