Komisioni për Buxhet, Punë dhe Transfere ka filluar mbledhjen ku brenda pak minutash pritet të bëhet shqyrtimi në parim i Projektligjit për plotësimin dhe ndryshimin e Ligjit për Fondet pensionale të Kosovës.
Lidhur me këtë,iniciatori i kësaj nisme, Adnan Jasharin thotë se pritet që të ketë rezultate pozitive.
“Mbledhja e Komisionit ka fillur, po presim deri të na vjen radha jonë për pikën për Nismën Legjislative për Trustin. Për disa minuta pritet të shqyrtohet në Komisionin Parlamentar për Buxhet, Punë dhe Transfere”, tha Jashari.
“Po presim rezultate pozitive dhe votim pro”, shtoi ai.
Jashari thotë se duke u bazuar në gjendjen e rënduar ekonomike të Kosovë, Komisioni do të votojë pro tërheqjes së parave nga Trusti.
“Nuk dua të flas për të kundërtën, dua të besoj që shkaku i kësaj gjendje të rënduar ekonomike, Komisioni do të merr parasysh dhe do të votojë pro”, tha Jashari për GazetaBlic.
Kujtojmë se, pavarësisht faktit që votohet apo jo në Komisionin për Punë, Buxhet dhe Transfere, Trusti shkon në Kryesi të Kuvendit ku edhe do të vendoset koha kur do të jetë në rend dite, për shqyrtim.