Policia jep detaje: 30 të lënduar në aksidentin e rëndë në rrugën Prishtinë-Pejë

Policia e Kosovës ka dhënë detaje për aksidentin e rëndë në magjistralen Prishtinë-Pejë, përkatësisht në Vragoli.

Nga Policia e Kosovës kanë konfrimuar për Reporteri.net se si pasojë e aksidentit kanë mbetur të lënduar 30 persona.

Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë po ashtu me targa vendore.

Detaje të tjera nuk janë dhënë.

“Në ora 15:50, policia është njoftuar për një aksident trafiku të ndodhur në rrugën nacionale Prishtinë-Pejë (fshati Vragoli). Në aksident është përfshirë një autobus me targa të huaja, një kamion me targa vendore dhe një veturë po ashtu me targa vendore. Njësitet përkatëse policore kanë dalë në vend-ngjarje. Si pasojë e aksidentit janë rreth 30 persona që kanë pësuar lëndime. Janë njoftuar edhe ekipet mjekësore. Më pas do t’u ofrojmë të dhëna të përditësuara lidhur me aksidentin”, thuhet një përgjigjen e policisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *