Një person është plagosur mbrëmë me armë zjarri në rrugën “Fehmi Agani”, në Prishtinë.
Në raportin 24 orësh të Policisë thuhet se i plagosuri sipas policisë është jashtë rrezikut për jetën.
“Është raportuar se viktima mashkull kosovar është qëlluar me armë zjarri nga një i dyshuar i cili pas sulmit është larguar nga vendi i ngjarjes. Viktima është dërguar në QKUK për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në njoftim.