Prindërit e Thaçit nisen drejt Hagës për ta vizituar djalin e tyre

Prindërit e ish-presidentit Hashim Thaçi, pas një kohe të gjatë sërish kanë marrë rrugën e largët nga Kosova drejt Hagës për ta takuar atë.

Ata do të qëndrojnë deri në ora 16:00 në Qendrën e Paraburgimit në Hagë, ka njoftuar Fondacioni “Përkrahje Juridike për Mbrojtjen e Hashim Thaçit”.

“Problemet shëndetësore me të cilat po përballen janë të shumta, por i madh ishte edhe malli për ta takuar djalin e tyre”, thuhet në postimin në Facebook.

Vizita e vetme e prindërve të Thaçit në Hagë ishte më 8 qershor 2022.

Pas kësaj vizite, për shkak të përkeqësimit të gjendjes shëndetësore të nënës së tij, ish-presidenti Thaçi ishte lejuar që të vinte në Burojë nën përcjellje të rreptë të personelit të sigurisë së Dhomave të Specializuara.

Ai ishte lejuar të takonte vetëm dy prindërit dhe askënd tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *