“Prishtina e rrezikshme” – kryqyteti nuk gjen qetësi, qytetari i nxjerr revolen punëtorit të “Extreme Pizza”

Janë publikuar pamje të reja nga gjuajtja me armë zjarri që u regjistrua sot rreth orës 14 e 30 minuta në lagjen “Aktash” të kryeqytetit.

Një person i armatosur i është afruar shoferit të “Extreme Pizza”-s duke e kërcënuar me armë zjarri, madje në një moment dëgjohen edhe të shtëna me armë.

IndeksOnline ka siguruar pamjet nga vendi i ngjarjes, vetëm pak metra larg nga aty ky të dielën u vra një person dhe u plagosen pesë të tjerë.

Policia e Kosovës ka dalë në vendin e ngjarjes dhe është duke u marrë me rastin.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *