Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
“Priten mbi 22 dorëheqje” – Tronditet Vetëvendosje -

“Priten mbi 22 dorëheqje” – Tronditet Vetëvendosje

Mbi 22 kryetarë të pikave të Vetëvendosjes në Podujevë pritet të japin dorëheqje pas eliminimit nga gara të Bedri Maqastenës për të parin e partisë. Kjo pritet të jetë goditja më e fortë brenda Lëvizjes Vetëvendosje, në Llap.

Me eliminimin e Maqastenës, Shpejtim Bulliqit i është lehtësuar terreni për të kapur pozitën e kryetarit të partisë. Por, ‘kaosi’ i madh brenda VV-së vetëm se ka filluar.

Maqasteni në një prononcim për Gazetën Insajderi, tha se është duke u munduar që t’i ndalojë dorëheqjet e kryetarëve të pikave, pasi dikujt kjo situatë mund t’i konvenojë.

Sipas tij, këta kryetarë më shumë do t’i kontribuonin brenda strukturave të partisë se jashtë saj.

“Janë më shumë se 22 kryetarë të pikave që po më bëjnë presion se do të dorëhiqen nëse më eliminojnë nga gara, por jam duke tentuar që t’i ndaloj, pasi më shumë kontribuoj duke qenë brenda në struktura të partisë, ashtu siç që janë. Ndonëse, dorëheqja e tyre dikujt i konvenon por po përpiqen që mos t’i lejoje që ta bëjnë”, tha Maqastena.

Qendra e Lëvizjes Vetëvendosjes, në Llap kishte telefonuar Bedri Maqastenën mëngjesin e së premtes për t’i kumtuar lajmin se kandidatura e tij për të parin e partisë është pezulluar.

“Më kanë telefonuar sot në mëngjes nga qendra që do të më eliminojnë nga gara, por vendimin e pezullimit të kandidaturës nuk ma kanë dërguar edhe pse ju kërkova që ta kem zyrtare. Më thanë hajde shikoje se nuk ta dërgojmë”, tha Maqastena për Insajderin.

Ish-ushtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Bedri Maqastena ishte kundër kandidati i vetëm i ish-ushtarit të Agim Veliut, Shpejtim Bulliqit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *