Pritje të gjata para bankave, Qeveria nuk i ekzekuton pensionet

Edhe përkundër se Ministria e Financave kishte vendosur që pensionet të ekzekutohen në mes të muajve, më konkretisht më datën 15 të muajit, ato duket se ende nuk janë ekzekutuar.

Një sinjalizues ka thënë për Sinjalin se pagat për pensionistët nuk janë ekzekutuar, përkundër se kanë kaluar dy ditë prej kur do të duhej të dilnin.

Nga nja video të dërguar për redaksinë, shihet një grumbull i madh pensionistësh duke pritur pensionet, por ato ende nuk kanë dalur.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *