Kompania Rajonale e Ujësjellësit “Prishtina” ka njoftuar se disa pjesë të kryeqytetit mund të mbesin pa ujë për shkak të avarive me energji elektrike.
KRU “Prishtina” njofton se pasditen e së martës ka pasur defekt në linjën e KOSTT-it.
Sipas tyre, impianti i trajtimit të ujit Albanik/Batllavë ka mbetur pa furnizim me energji elektrike nga ora 17:00.
“Si pasojë e defektit në linjën e KOSTT, Impianti i Trajtimit të ujit Albanik/ Batllavë ka mbetur pa furnizim me energji elektrike nga ora 17:00. Kjo ka shkaktuar destabilizimin e furnizimit me ujë për Podujevë, me ç’rast mund të afektohen edhe zonat e Prishtinës që furnizohen nga sistemi i Albanikut-Batllavës. Pa energji elektrike është edhe Stacioni i Pompave në Peran”, thuhet në njoftim.