Protestuesit tentojnë të futen në komunën e Zveçanit, shpërndahen me gaz lotësjellës nga policia

Protestuesit i janë afruar objektit të komunës në Zveçan, duke tentuar që të futen brenda në objekt.

Gazetari i Klan Kosovës i cili gjendet atje, Drin Demiri, ka bërë të ditur se pas këtij tentimi, ata janë shpërndarë me gaz lotësjellës nga Policia e Kosovës.

Ai ka bërë të ditur se kryetari i ri i kësaj komune, Ilir Peci ende nuk kanë dalë në punë, përcjell Klankosova.tv.

Kujtojmë se nga ora 09:00, kryetarët e katër komunave veriore do të zhvillojnë një takim me ambasadorin amerikan, Jeffrey Hovenier.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *