Publikohet video – kjo ishte krisma që e ‘zgjoi gjithë Prishtinën’ dje

Mëngjesin e së shtunës, në kryeqytet për pak sekonda u dëgjua një krismë e fuqishme e shkaktuar nga bubullima. Krisma u dëgjua rreth orës 06:00, derisa këtë e bënë të ditur edhe shumë qytetarë nëpërmjet rrjeteve sociale, kryesisht në Twitter.

Lidhur me këtë rast, meteorologu i Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës, Besim Aliu, ka thënë se se ajo se çfarë kemi dëgjuar sot janë shkarkesa elektrike me intervale të gjata në raport me ato të zakonshmet.

Më poshtë mund ta dëgjoni krismën, video kjo e publikuar nga Prishtina Weather.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *