Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Punëtorët privat në institucionet shtetërore paralajmërojnë lëshim kolektiv të punës -

Punëtorët privat në institucionet shtetërore paralajmërojnë lëshim kolektiv të punës

Punonjësit e privatizuar të shërbimeve të mirëmbajtjes të cilët punojnë në institucione publike si UP, spitale, QMF e institucione komunale, kanë paralajmëruar se do ta lëshojnë punën në mënyrë kolektive.

Përmes një njoftimi në Facebook, kryetari i Sindikatës së punëtorëve privat, Jusuf Azemi, ka thënë se këta punonjës janë të keqtrajtuar, me paga të ulëta dhe të nënçmuar, për çka ka paralajmëruar edhe lëshime masive të punës nga ta.

“Kërkojmë nga ju që të kryeni takime me anëtarësinë e juaj dhe të merrni propozimet e tyre, që nga java e ardhme të mirët vendimi për fillimin e protestave dhe grevave pasi që organet kompetente nuk janë duke i marr seriozisht kërkesat tona ,dhe ne jemi në gjendje të rëndë me paga mizeri, dhe kushte tejet nënçmuese , të bisedohet edhe për lëshuarje masive të punës , pasi që tani kemi oferta më të mira të punës. Në fund të javës së ardhme do të mbahet takimi i radhës ku do të mirët vendim përfundimtar për veprimet e lartshënuara , s’punojmë më me 250 eu dhe të nënçmuar”, ka shkruar Azemi.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *