Punëtorja e QKMF-së në Gjakovë sulmohet nga qentë endacakë, publikon pamjet e rënda

Punëtorja e Qendrës Kryesore të Mjekësië Familjare në Gjakovë, Afërdita Mula Zhubi, është sulmuar nga qentë endacakë për herë të dytë dhe për pasojë ka marrë lëndime trupore.

Mula-Zhubi ka ndarë edhe fotografitë ku shihet se qentë endacakë e kanë kafshuar në këmbë, teksa ka bërë thirrje për ndërmarrjen e masave.

“Sot në orët e hershme të mëngjesit në lagjen Parku i Lirisë duke ardhur në punë sulmohem për herë të dytë nga qentë endacakë. Ju lutem organeve kompetente të Komunës së Gjakovës të marrin masa ndaj qenëve endacakë në mënyrë që të lëvizi lirshëm drejt vendit të punës”, ka shkruar ajo.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *