Pyetet për shkëmbimin e policëve me ‘Llunen’, Kurti: “Mos flisni në emër të Beogradit”

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, është pyetur nga një gazetare mëngjesin e së enjtes nëse tre policët e rrëmbyer nga Serbia do të lirohen, pas shkëmbimit të dyshuarin Milun Milenkoviq – Llune, i cili u arrestua të martën për sulmet ndaj KFOR-it.

Sipas tij, Llune nuk është bërë kriminel as më 26 maj e as më 29 maj. Sipas tij, ai ka tashmë një dosje të trashë të shkeljeve ligjore për krimet e kryera në Kosovës.

Prandaj, Kurti tha se nuk mund të krahasohen këto dy raste, duke u shprehur paska i “nevrikosur”. Ai shtoi se në Kosovë ka sundim të ligjit por jo edhe pazare, transmeton Paparaci.

“Nuk krahasohen këto raste, te ne ka sundim të ligjit, nuk ka pazare. Nuk di që Beogradi ka kërkuar ndonjë shkëmbim, ju s’e di pse e thoni. S’keni nevojë të paraqitni një kërkesë të Beogradit karshi republikës demokratike. Për çfarë shkëmbimi, kush e ka kërkuar atë? Ju jeni gazetare, mirëpo kur flisni, ua kisha sugjeruar, mos flisni në emër të Beogradit zyrtar, sepse s’i kontribuoni as lirisë të medias as sigurisë në Kosovë”.

“Tre policët që janë rrëmbyer dhe kidnapuar nga njësia speciale ushtarake e Serbisë “Kobra” dhe nga njësia anti-terror kanë qenë aty në një rrugë që ishte ilegale. Pikërisht, policët që merren me parandalimin dhe ndalimi ne kontrabandës dhe përpara tyre kanë pasur njësitet e specializuara të Serbisë”, shtoi ai, pas mbledhjes së Këshillit të Sigurisë.

“Tash, në anën tjetër, ne e kemi një kriminel serb si “Llune” që nuk është bërë kriminel më 26 maj e as më 29 maj. Por, ka dosje të trashë të shkeljeve ligjore të veprave penale të krimeve të kryera në Kosovë”, tha shefi i qeverisë.

Arrestimi i Llunes, thotë Kurti, i ka futur në panik të gjithë kriminelët.

“Në Kosovë ka sundim të ligjit, ka republikë demokratike. Është e vërtete që arrestimi i Llunes i ka hedhur në panik të gjithë kriminelët, ata nuk mund mundur ta imagjinojnë se ai mund të arrestohet, s’e kanë besuar”.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *