Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
“Që s’mi bjen paret kam me t’i thy kambë e dur dhe kom me t’mytë”/ Vushtrriasi kërcënon të riun që ia ka rreth 2 mijë euro borxh -

“Që s’mi bjen paret kam me t’i thy kambë e dur dhe kom me t’mytë”/ Vushtrriasi kërcënon të riun që ia ka rreth 2 mijë euro borxh

Vonesa e borxheve shkakton telashe të shumta mes qytetarëve të cilët kanë raporte të afërta me njëri-tjetrin. Si rrjedhojë e kësaj krisen miqësi e lidhje familjare, e shpesh herë lindin edhe konflikte të cilat pasojnë me kërcënime e konfrontime fizike.

Një rast i tillë ka ndodhur edhe dje në qytetin e Vushtrrisë, ku një person dyshohet se ka kërcënuar një 24-vjeçar.

Mësohet se gjithçka ka ndodhur si pasojë e një mosmarrëveshjeje për borxh, pasi viktima i kishte disa para borxh të dyshuarit, i cili e kishte telefonuar duke e kërkuar që t’ia dërgojë rreth 2 mijë euro.

I dyshuari e kishte kërcënuar se nëse nuk i dërgon paratë, do t’ia thyejë këmbët e duart dhe do e mbys, por 24-vjeçari kishte refuzuar ta paguajë borxhin që ka ndaj tij.

32-vjeçari kishte vazhduar ta thërras në telefon të riun, mirëpo ai nga frika nuk ia kishte hapur më telefonin, por kishte denoncuar rastin në Polici.

Njësitë policore me të marrë informatën kanë shoqëruar të dyshuarin në stacion policor për intervistim, ku me urdhër të prokurorit ndaj tij është iniciuar rasti ‘Kanosje’.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *