Qeni ia hëngri organin gjenital pronarit të tij në Gjermani

Një burrë është gjetur me organ gjenital të këputur në një shtëpi në Gjermaninë veriperëndimore. Policia beson se qeni i tij mund të jetë fajtori.

Fqinjët telefonuan policinë në Herne, një qytet në North Rhine – Ëestphalia, në orët e para të mëngjesit të së martës.

Kur poloicia arriti në shtëpinë e një familjeje në Magdeburger Strasse, ata dëgjuan zhurma të dhimbshme brenda.

Ata gjetën pronarin e shtëpisë, 66-vjeçar, në gjendje kritike për jetën dhe e dërguan në spital, raportoi transmetuesi publik shtetëror ËDR, përcjell Klankosova.tv.

Frank Lemanis, 59 vjeç, tha se pasi burri ishte futur në koma artificiale nga mjekët, çfarë ndodhi saktësisht atë natë mbetet e paqartë.

“Një hipotezë, sigurisht, është se qeni i tij i madh, kafshoi penisin dhe e hëngri atë.

Sipas BILD, gruaja e viktimës nuk ishte në shtëpi në atë kohë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *