Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Qeveria Kurti merr një vendim për sektorin privat, ka të bëjë me rrogat e punëtorëve -

Qeveria Kurti merr një vendim për sektorin privat, ka të bëjë me rrogat e punëtorëve

Qeveria e Kosovës ka miratuar kërkesën e Ministrisë së Financave që të subvencionohen të gjithë punëdhënësit e sektorit privat, që u kanë rritur pagat punëtorëve të tyre, raporton Paparaci.

Kryeministri Albin Kurti, gjatë fjalës së tij në mbledhje ne qeverisë tha se shqyrtimi i kërkesës së MF-së për ndarje buxhetore për zbatimin e pikës 1.3 të vendimit të qeverisë të datës 30 shtator, 2022, “lidhet me ‘masën 3.6 mbështetja e likuiditetit familjar të pakos për ringjallje ekonomike’”.

“Në linjë me premtimin tonë për për mbështetjen e qytetarëve përmes pakos për përballje inflacion, Ministria e Financave, Punës dhe Trasnfereve, ka paraqitur kërkesën për ndarjen buxhetore për të realizuar pagesën e subvencionimit për të gjithë punëdhënësit e sektorit privat që kanë rritur pagat për punëtorët e tyre”, tha shefi i qeverisë.

Më pas, ministri i Financacve, Hekuran Murati tregoi se do të ndahen 1.5 milionë euro për zbatimin e këtij vendimi të ekzekutivit.

Sipas tij, 17 mijë punonjës të sektorit privat kanë përfituar me rritjen e rrogës, e që do të subvencionohet nga Qeveria e Kosovës.

“Bëhet fjalë për masën mbështetëse për rritjen e pagave në sektorin privat. Sipas komisionit, janë kualifikuar kemi rreth 17 mijë përfitues, punonjës të sektorit privat që kanë përfituar rritjen e pagës që qeveria e ka subvencionuar përmes kësaj mase. Bëhet fjalë për 1 milion euro rritje pagash çdo muaj”, shtoi Murati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *