Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Qeveria ndan 25.8 milionë euro për këtë sektor -

Qeveria ndan 25.8 milionë euro për këtë sektor

Qeveria e Kosovës ka ndarë 25.8 milionë euro për mbështetjen e sigurisë në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike.

Ministri i Financave dhe Transfereve, Hekuran Murati, tha se 7.8 milionë euro ndahen për Ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, ndërsa pjesa tjetër 18 milionë euro ndahet për Ministrinë e Mbrojtjes.

Ai sqaroi se kjo pikë e Pakos së Ringjalljes e ka për qëllim mbështetjen e sigurisë në Kosovë.

“25.8 milionë euro ndahen për mbështetjen e sigurisë në kuadër të Pakos së Ringjalljes Ekonomike të angazhimeve që kemi si Qeveri për të forcuar dhe avancuar sistemet e mbrojtjes dhe të sigurisë dhe për të mbështetur zhvillimin konform strategjive që janë të aprovuara”, ka thënë Murati.

“7.8 milionë euro ndahen për Ministrin e Punëve të Brendshme të Kosovës, ndërsa pjesa tjetër 18 milionë euro ndahet për Ministrinë e Mbrojtjes”, ka thënë Murati.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *