Qeveria e Kosovës ka vendosur ta mbështesë me 50 mijë euro familjen e heroit Afrim Bunjaku.
Në mbledhjen e 162-të të Republikës së Kosovës, u morr vendimi për ndarjen e mjete buxhetore në mbështetje të familjes Bunjaku.
Heroi Afrim Bunjaku u vra ditën e diel nga terroristët serbë në fshatin Banjskë të Zveqanit.
Kryeministri Albin Kurti deklaroi se është obligim i yni ndihma e familjes së heroit Afrim Bunjaku.
“Atë ditë e kishim Afrimin, ndërsa sot është obligim për ne familja e tij. Është obligim i yni që të ndihmojmë më të dashurit e tij, andaj sot do të miratojmë propozim vendimin për mbështetjen e familjes së tij”, ka deklaruar kryeministri Kurti.