Notice: Function _load_textdomain_just_in_time was called incorrectly. Translation loading for the wordpress-seo domain was triggered too early. This is usually an indicator for some code in the plugin or theme running too early. Translations should be loaded at the init action or later. Please see Debugging in WordPress for more information. (This message was added in version 6.7.0.) in /home/frontqym/public_html/wp-includes/functions.php on line 6114
Qeveria për studentët që nuk i kanë marrë ende shtesat: Po vazhdon procesi i verifikimit! -

Qeveria për studentët që nuk i kanë marrë ende shtesat: Po vazhdon procesi i verifikimit!

Disa studentë janë ankuar se ende nuk i kanë marrë shtesat, sipas vendimit të Qeverisë.

Por zëdhënësi i Qeverisë së Kosovës, Përparim Kryeziu, ka thënë se Komisioni Zbatues është duke e vazhduar punën.

“Javën që lamë pas janë proceduar pagesat për grupin e parë të studentëve. Komisioni Zbatues është duke vazhduar punën për verifikimin e aplikimeve të pranuara”, ka thënë Kryeziu.

Ekzekutivi përmes paketave ndihmëse ka targetuar edhe pensionistët, poqë disa prej tyre e kanë keqkuptuar vendimin, duke menduar që do t’i marrin për tre muaj radhazi.

Në fund të shtatorit të këtij viti, Kryeministri Albin Kurti dhe Ministri i Financave, Punës dhe Transfereve, Hekuran Murati, dolën në konferencë të përbashkët për të prezantuar masa të reja në kuadër të Pakos Ekonomike për përballje me inflacionin.

Me këto masa përfshihej subvencionimi i faturës së energjisë elektrike për ata që kursejnë rrymën, subvencionim prej 50 për qind të rritjes së pagës për punëtorët e sektorit privat që marrin pagë deri në 1 mijë euro, ndarja e shtesave për punonjësit që kanë pagë deri në 1 mijë euro në ndërmarrjet publike, si dhe shtesa për pensionistët, familjet me asistencë dhe studentët./Express/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *