Tiranë- I vjedhin banesën, por ka vetëm një lutje për hajdutin, t’i kthejë Kuranin.
Qytetari tregon se mes sendeve të vjedhura i kanë marrë dhe Librin e Shenjtë. Por duke qenë besimtar, ai ka një apel. Le t’i mbajë të tjerat, por t’i kthejë Kuranin e madje i tregon se edhe ku mund ta lërë.
Ai rekomandon që librin e shenjtë ta lërë në një nga xhamitë e Tiranës.
‘Pardje na vodhën shtëpinë, ditën për diell, paradite kur ishim në punë. Ndër të tjera, hajduti më ka vjedhur Kuranin. Ishte version mini, që mbahej edhe në xhep. I pafsh hajrin të tjerave, veë më kthe Kuranin. Të ma lëri në ndonjë xhami të Tiranës edhe të më kontaktojnë nëpermjet jush kush do e gjejë’! / JOQ