Goran Petronijeviq, avokati i Milan Radoiçiqit, biznesmenit kontrovers dhe nënkryetarit në largim të Listës Serbe, tha sot në një konferencë për media se Radoiçiq ka pranuar përgjegjësinë për organizimin e konfliktit të armatosur në afërsi të Banjskës.
Avokati e ka lexuar sot një letër të shkruar nga Milan Radoiçiq.
“Arsyeja e kthimit tonë ishte inkurajimi i serbëve, popullit të asaj zone, për t’i rezistuar terrorit të regjimit të Kurtit, duke mbrojtur njerëzit tanë që çdo ditë i ekspozohen atij terror”, ka thënë ai, duke iu referuar kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti.
“Unë, Milan Radojiçiq, baba Rajko, i lindur në Republikën e Serbisë, për shkak të spekulimeve të shumta që janë shfaqur, ju njoftoj se bashkë me bashkatdhetarët kam ardhur në veri të Kosovës dhe Metohi në fshatin Banjskë. Arsyeja e kthimit tonë ishte inkurajimi i popullit serb. Njoftoj të gjithë të përndjekurit në detyrë, që nga Kurti e deri te ndihmësit e shumtë të huaj, se kam përgatitur personalisht gjithçka që ka ndodhur. Për këtë nuk kam njoftuar askënd, as qeverinë e Serbisë, as kam marrë ndihmë prej tyre sepse tashmë kemi pasur qëndrime të ndryshme për çështjen e terrorit të Kurtit”, ka shkruar avokati nga deklarata e Radoiçiqit.
Goran Petronijeviq, avokat i Millan Radojçiq
Avokati nuk ka dashur të komentojë videon nga manastiri i Banjskës që e ka publikuar më herët ministri i Policisë së Kosovës, duke thënë se as nuk e ka parë.